Prishtinë, 9 janar 2026 19:10
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs i shoqëruar nga Gjeneral Major Levon E. Cumpton dhe delegacioni i tij.Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Byrosë së Garda Kombëtare së SHBA-së, në veçanti me Gardën Kombëtare të Ajova-s.
“Gjatë takimit u vlerësua lartë mbështetja në ngritjen e kapaciteteve profesionale, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe avancimin e ndërveprueshmërisë që FSK ka krijuar me partnerët e saj. Gjithashtu, Gjeneral Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e vlerësuar këtë partneritet si thelbësor për zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së”, vazhdon njoftimi.Sipas FSK-së, gjatë takimit është potencuar rëndësia e mbështetjes amerikane në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.
“Në fund të takimit, të dy gjeneralët u pajtuan që thellimi i bashkëpunimit është thelbësor për avancimin e ndërveprueshmërisë së forcave tona, njëherit u theksua nevoja e mbështetjes së SHBA në përmbushjen e synimit tonë strategjik, drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, vazhdon njoftimi.

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara