Prishtinë, 9 janar 2026 18:12
Në një ndërhyrje të shpejtë dhe profesionale, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dëshmuar edhe njëherë përkushtimin e tyre ndaj jetës dhe sigurisë së komunitetit.
Sot rreth orës 13:50, një aksident i rëndë trafiku mes një treni dhe një automjeti ka ndodhur në fshatin Grabovc i Poshtëm të Fushë Kosovës, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Situata kishte potencial të rëndë, por reagimi i shpejtë dhe profesional i FSK-së solli një kthesë shprese.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë ndarë pamje ku shfaqen ushtarët e FSK-së duke nxjerrë me kujdes një fëmijë të moshës rreth 7-8 vjeç nga automjeti i dëmtuar, duke siguruar që ai të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pa vonesë.
Ndërkohë që njësitë e tjera të emergjencës, përfshirë Policinë Rajonale dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, vazhduan menaxhimin e situatës dhe ndihmuan të lënduarit e tjerë, roli i FSK-së në këtë rast ishte vendimtar për shpëtimin e një jete të pafajshme.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon