Prishtinë, 8 janar 2026 21:22
Në një numër të konsiderueshëm të komunave në vendin tonë uji i pijshëm i përmbush standardet për konsum, pavarësisht se në ditët e fundit ka pasur vërshime. Një gjë të tillë e bëri të ditur për RTK-në, drejtoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ardita Baraku.
“Raportet e ditës së sotme tregojnë se, në një numër të konsiderueshëm komunash që furnizohen nga rrjeti i ujësjellësit, uji i pijshëm i përmbush standardet e parapara me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe konsiderohet i sigurt për konsum”, tha ajo në një lidhje të drejtpërdrejtë në lajmet qendrore të RTK-së.
Megjithatë, ajo theksoi se në disa komuna janë evidentuar turbullira të lehta në ujë, për çka ai rekomandohet të përdoret vetëm për nevoja teknike dhe jo për pije. Ndërkaq, sipas saj, në zona ku turbullira është më e theksuar, furnizimi me ujë për pije është ndërprerë përkohësisht.
Baraku ka bërë të ditur se uji përdoret vetëm për qëllime teknike në komunën e Malishevës dhe në disa fshatra të Kamenicës, ndërsa në Shkabaj furnizimi me ujë për pije është ndërprerë plotësisht.
Ajo theksoi se vendi ndodhet ende në fazën e rimëkëmbjes nga kjo fatkeqësi natyrore dhe se prioritet mbetet përdorimi i ujit të sigurt për pije.
Baraku u ka bërë thirrje të veçantë qytetarëve që furnizohen nga pusetat private, të cilët menaxhohen nga vetë ata, që si masë parandaluese ta vlojnë ujin para përdorimit, deri në stabilizimin e plotë të situatës pas vërshimeve.

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara