Prishtinë 08 janar 2026 08:24
Mali i Zi po përballet me presione serioze nga Serbia, me përfshirjen e drejtpërdrejtë të presidentit Aleksandar Vuçiq, Agjencisë Serbe të Sigurisë (BIA), Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe Rusisë. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko.
Sipas saj, politika e Beogradit ka për qëllim të pengojë rrugën evropiane të Malit të Zi dhe të ruajë ndikimin e tij mbi vendin, duke e bërë të vështirë për Podgoricën të avancojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Vuçiq do të vazhdojë me opstrukcionin ndaj Malit të Zi, por efikasiteti i tij varet nga gjendja e brendshme në Serbi,” tha Biserko në një intervistë për Portalin ETV, transmeton KosovaPress.
Ajo theksoi se Mali i Zi ka nevojë të tregojë vullnet të qartë për integrim, ndërsa disa qarqe politike brenda vendit përpiqen të mbajnë status quo-në.
Lexo po ashtu
Biserko paralajmëroi se KOS është eksponent kyç i Beogradit në Malin e Zi, duke luajtur rol vendimtar në formimin e qeverive që nga viti 2020. “Përveç kësaj, BIA dhe ndikimi rus forcojnë presionin mbi institucionet malazeze, duke e vënë vendin në një situatë të ndërlikuar politike… Rusia ka interesa strategjike në Ballkan dhe mund të destabilizojë rajonin lehtësisht përmes ndikimit të saj në Serbi, Republikën Srpska dhe Mal të Zi”, tha Biserko.
Kombinimi i ndikimit të Vuçiqit, BIA-s, Kishës Ortodokse dhe Rusisë, siç ka thënë ajo, krijon rrezik për stabilitetin politik dhe integrimin evropian të Malit të Zi.
Sipas saj, vetëm vendosmëria e institucioneve malazeze dhe mbështetja e BE-së mund të sigurojnë që vendi të ruajë rrugën drejt anëtarësimit.

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara