Prishtinë, 7 janar 2026 22:36
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar Strategjinë për Ekonominë Kreative të Kosovës 2026–2035, duke e bërë Kosovën vendin e parë në Ballkanin Perëndimor me një dokument të dedikuar për sektorët kreativë dhe industritë krijuese.
Sipas MKRS, strategjia synon të shfrytëzojë potencialin e plotë të talenteve kreative, të mbështesë sipërmarrjen dhe të forcojë lidhjen ndërmjet kulturës, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.
Ministria nënvizon rëndësinë e konsultimit publik, duke ftuar institucionet, sektorin privat, shoqërinë civile dhe profesionistët kreativë të japin kontributin e tyre.
“Konsultimi publik është thelbësor për të siguruar që strategjia të bazohet në nevoja reale dhe të formësohet bashkërisht nga institucionet, sektori privat, shoqëria civile dhe profesionistët kreativë”, nënvizon MKRS.
Tutje bëhet e ditur se konsultimi është i hapur deri më 20 janar 2026.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro