Skenderaj, 6 janar 2026 22:06
Reshjet e vazhdueshme të shiut që filluan gjatë ditës së djeshme e që po vazhdojnë edhe tani, kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në lumin “Klina” që përshkon qytetin e Skenderajt, duke rikthyer frikën e permbytjeve. Situata është bërë alarmante, pasi lumi është pranë daljes nga shtrati, veçanërisht në zonat e ulëta të qytetit që shtrihen përgjatë rrjedhjes së tij. Autoritetet lokale dhe banorët po ndjekin me shqetësim zhvillimet, ndërsa rreziku po shtohet nga ora në orë.
Këto reshje kanë sjellë në kujtesë permbytjet e janarit të vitit 2023, kur Skenderaji u përball me dëme të mëdha materiale, shtëpi të përmbytura dhe tokë bujqësore të shkatërruar. Banorët e lagjeve më të rrezikuara thonë se situata aktuale i ngjan shumë asaj periudhe, duke rritur frikën se historia mund të përsëritet. “Uji po rritet me shpejtësi dhe kemi frikë se do të hyjë sërish në shtëpitë tona,” shprehen disa qytetarë.
Si pasojë e rrezikut të shtuar, disa familje kanë filluar të largohen nga lagjet që ndodhen pranë lumit, duke u strehuar te të afërmit ose në zona më të sigurta. Këto lagje, të cilat shtrihen përgjatë rrjedhjes së lumit, konsiderohen më të ekspozuara ndaj permbytjeve në rast të daljes së ujit nga shtrati.
Ekipi i portalit Veritasinfo ka vizituar në orët e vona disa nga lagjet e qytetit, ku ka parë familjet teksa largohen nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që shërbimet publike të Komunës së Skenderajt janë në gjendje gatishmërie.
Komuna e Skenderajt, nëpërmjet një njoftimi publik, ka kërkuar të bëhet kujdes të shtuar.
“Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së lumit Klina dhe rrezikun e mundshëm nga rritja e nivelit të ujit, u bëjmë thirrje të gjithë banorëve që jetojnë në afërsi të lumit të tregojnë kujdes të shtuar.
Rekomandohet që, sipas mundësive, banorët të evakuohen përkohësisht nga zonat e rrezikuara, me qëllim të shmangies së pasojave të mundshme dhe ruajtjes së sigurisë së jetës dhe pronës”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Video-lajm: Vite të tëra pa përfunduar, objekti sportiv mbetet dëshmi e keqmenaxhimit nga Lista Serbe
Krasniqi kërkon nga tri komunat e veriut emërimin e nënkryetarëve për komunitete
Beton në vend të terrenit sportiv: Salla e papërfunduar që ngre pikëpyetje për premtimet e Listës Serbe
Ministria rrëzon kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut për heqjen e instalacionit “E dua Mitrovicën”
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme