Prishtinë 06 janar 2026 08:15
Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Prizren.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka në rrugën “Ali Hadri”
“Menjëherë janë angazhuar patrullat policore, të cilat kanë dalë në vendngjarje.Të dyshuarit nuk janë hasur në vendngjarje. Sipas informatave të siguruara në terren, si pasojë e të shtënave kishte edhe persona të plagosur, të cilët ishin dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.
Sipas ekipit mjekësor, viktimat ( F.T. dhe V.H. nga Prizreni) janë jashtë rrezikut për jetë dhe vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor”, ka njoftuar Policia për teve1.info.
Në vendngjarje kanë dalë prokurori kujdestar, njësite të ndryshme policore, hetuesit kujdestar nga Stacioni Policor Prizren, si dhe hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve, ku janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Po ashtu, në emergjencën spitalore janë angazhuar patrulla policore për sigurimin e viktimave gjatë trajtimit mjekësor.
Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Hetimet Rajonale.
Rasti është duke u hetuar dhe policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestim e personave të përfshirë në rast.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?