Podujevë, 5 janar 2026 06:44
E plotësuar: Nga QKUK flasin për gjendjen e personave të plagosur në Podujevë.
Personat e plagosur sonte më 04.01.2026 pas të shtënave me armë zjarri në Podujevë janë jashtë rreziku për jetën.
Sipas mjekut kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Govori, plagët janë të lehta dhe gjendja e viktimave është stabile.
“Rreth orës 21:30 janë pranuar dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Lëndimet janë të lehta, në ekstremitet e poshtme – këmbë. Do të pastrohen plagët dhe do të lirohen në shtëpi. Gjendja e tyre është stabile”- tha Govori.
Dy persona janë plagosur mbrëmjen e së dielës në Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, pas raportimit për persona të lënduar.
Ndërsa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
<span;>Sipas Policisë, në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë.
<span;>Hetimet janë në vazhdim e sipër.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021