Leposaviq, 4 janar 2026 13:03
Një person ka mbetur i lënduar pasi është therur me thikë nga dy persona në Leposaviq, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Mjekët kanë konfirmuar se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar dhe se po ndërmerren veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte therur me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021