Gjakovë, 4 janar 2026 09:11
Mbrëmjen e së shtunës, një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjakovën, ku në rrugën “Bardhyl Qaushi”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt disa individëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, kur i dyshuari, mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë. Gjatë të shtënave, një predhë ka goditur edhe një vajzë të mitur e cila ka qenë kalimtare e rastit.
Si pasojë, e mitura ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku po merr kujdesin e nevojshëm. Nga informacionet e para, gjendja e saj është e stabile.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, ku kanë kryer kërkimet dhe gjetjen e katër gëzhojave, si dëshmi materiale. Policia ka konfirmuar se rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet intensive janë duke u zhvilluar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërkohë që autoritetet policore bëjnë apel te qytetarët me çdo informacion të rëndësishëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it