Prishtinë, 4 janar 2026 13:44
Procesi gjyqësor në rastin “Banjska” ndodhet në fazën përfundimtare dhe së shpejti pritet të shpallet aktgjykimi. Mbi dhjetë dëshmitarë janë ftuar në gjykatë për dëshmi gjatë vitit të kaluar, përfshirë edhe zyrtarë policorë që ishin pjesë e njësisë së sulmuar nga terroristë serbë.
Në mesin e tyre është edhe zyrtari policor Alban Rashiti, të cilin e mbron avokati Naim Rudari. Avokati ka thënë se procesi mbetet sfidë pasi nuk është aplikuar gjykimi në mungesë, por sipas tij ka prova të mjaftueshme që të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm.
Ngjarja ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, kur Policia e Kosovës u ballafaqua me një sulm terrorist. Gati një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale më 11 shtator ka ngritur aktakuzë, ku në mesin e të akuzuarve kryesor është Milan Radoiçiq si udhëheqës i grupit. Sipas aktakuzës, ata akuzohen për “kryerjen e veprës terroriste” dhe veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, disa edhe për financim dhe shpëlarje parash.
Në këtë rast po gjykohen Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët i kanë mohuar akuzat para gjykatës. Avokati Rudari ka thënë se ka parashtruar edhe kallëzim penal ndaj dy dëshmitarëve që sipas tij kanë dëshmuar rrejshëm, përfshirë edhe pronarin/drejtorin e hotelit “Rajnska Banja”, pranë vendit ku ndodhi sulmi.
Nga sulmi terrorist mbeti i vrarë rreshteri 50-vjeçar Afrim Bunjaku nga Vushtrria; u plagos zyrtari policor Alban Rashiti dhe u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.
Avokati Rudari thotë se tani pritet fillimi i dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtjes dhe që shpejt të shpallet aktgjykimi, me dënim të përjetshëm për të akuzuarit. ka dërguar pyetje te Gjykata Themelore në Prishtinë, por deri në publikim nuk kishin marrë përgjigje.
Sipas artikullit, terroristët serbë kanë lënë shumë prova e gjurmë duke përfshirë video, komunikime telefonike, fotografi dhe dokumente, dhe pritet epilogu i shkallës së parë të këtij rasti gjatë këtij viti.

Me patentë-shofer të falsifikuar nga Serbia tentoi ta konvertonte në RKS, policia nis hetimet
Punëtori humb jetën pasi bie nga ndërtesa në Gjakovë
Nga aktakuza për terrorizëm te vila milionëshe: Çfarë fshihet pas ndërtimeve të Milan Radoiçiqit në Beograd?
Vrasja e Liridonës- Naim Murseli e Granit Plava dënohen me burg të përjetshëm, Kokalla me 30 vite burg
Arrestohet dy shtetas të Serbisë për kalim ilegal të kufirit
Sveçla: Goditje e fortë krimit – 26 të arrestuar dhe 150 mijë euro të sekuestruara
Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve
Reuten: Ka ardhur koha që pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën
Rrahje mes tifozëve në ndeshjen Prishtina e Re – Drenica
Hetime për ndotjen e ajrit në Obiliq, Prokuroria autorizon Policinë për rastin e KEK-ut