Dita e gjashtë e bllokadave të Vidovdanit: Kaos në të gjithë Serbinë, arrestime, incidente dhe mbështetje nga Evropa
Bllokadat e rrugëve dhe protestat nëpër Serbi vazhdojnë për të gjashtën ditë radhazi. Dje në Beograd u organizuan edhe “bllokada lëvizëse”, ndërsa në Zemun, Rruga Kryesore u shpall zonë për këmbësorë – banorët praktikisht e “shkëputën” atë pjesë të qytetit. Situata e ngjashme edhe në qytete të tjera si Novi Sad, Zajeçar, Vranjë e Kruševac – me kontejnerë në rrugë, barrikada dhe polici në çdo cep.
Më shumë se 1.100 persona janë identifikuar nga policia, ndërsa 107 janë arrestuar. Në Zrenjanin janë lënduar lehtë dy qytetarë, kur një makinë ka tentuar të kalojë përmes bllokadës. Incidentet janë raportuar edhe në Beograd dhe Vranjë.
Vuçiq deklaroi se bllokadat po i organizojnë ata “që nuk e duan Serbinë” dhe se populli është “në kufi të durimit”. Policia, sipas tij, është e lodhur, por do ta “kryejë punën”.
Në anën tjetër, protestat po marrin mbështetje ndërkombëtare. Deputetja belge e Parlamentit Evropian, Kathleen Van Brempt, shkroi në Twitter: “Një lider i vërtetë nuk e hesht popullin e tij, por i garanton zgjedhje të lira dhe demokratike.”
Grupet qytetare vazhdojnë me bllokada, përfshirë edhe protestat kundër lokacioneve të EXPO-s. Punonjësit shëndetësorë kanë paralajmëruar protestë më 6 korrik në mbështetje të anesteziologut të arrestuar, Vladimir Stefanović, për të cilin thonë se u ndalua brutalisht ndërkohë që po përpiqej t’i jepte ndihmë të lënduarit.

Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`