Graçanicë, 31 dhjetor 2025 08:13
Leutrim Ajeti është emëruar për herë të dytë nënkryetar i Komunës së Graçanicës për komunitete.
Kuvendi Komunal i Graçanicës ka votuar për emërimin e Leutrim Ajetit si Nënkryetar i Komunës për Komunitete, për herë të dytë radhazi. Ky vendim vjen pas zgjedhjeve të tetorit, ku qytetarët e kanë mbështetur masivisht kandidaturën e tij për kryetar.
Në një deklaratë të tij pas emërimit, Ajeti falenderoi qytetarët për besimin e dhënë:
“Falenderim i veçantë për të gjithë votuesit që më besuan në zgjedhjet e tetorit të këtij viti. Premtoj se do të punoj për të mirën e të gjithë qytetarëve, pa dallim, duke çuar përpara projekte që përmirësojnë jetën e tyre.”
Si Nënkryetar, Ajeti u zotua për bashkëpunim të ngushtë me institucionet lokale dhe ato qendrore:
“Do të bashkëpunoj ngushtë me legjislativin dhe ekzekutivin e Komunës, si dhe me nivelin qendror, për të realizuar projektet që kanë impakt të drejtpërdrejtë në komunitet.”
Me këtë emërim, Leutrim Ajeti vazhdon rrugën e tij në shërbim të qytetarëve të Graçanicës, duke synuar të forcojë bashkëjetesën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit