Prishtinë, 21 dhjetor 2025 09:11
Profesori i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Shemsi Krasniqi, prezantoi sot gjetjet e hulumtimit “Kujtesa përballë harresës”, i realizuar së bashku me studentët e Departamentit të Sociologjisë që trajton përvojat e të dëbuarve nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, raporton KosovaPress.
Krasniqi ka bërë të ditur se hulumtimi kishte nisur rastësisht, me kërkesë të profesorit Muhamedin Kullashit për 10-vjetorin e eksodit si pasojë e veprimeve të Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.
Në hulumtim u përfshinë studentët e Departamentit të Sociologjisë, të cilët realizuan rreth 300 intervista me të mbijetuar, ndërsa rreth 256 prej tyre janë përzgjedhur për analizë, të mbledhura në katër faza hulumtimi.
Duke përshkruar tmerret e asokohe, Krasniqi tha se Prishtina i ngjante një “qyteti të tmerrit”, me heshtje frikësuese dhe pasiguri të vazhdueshme. Ai theksoi organizimin e banorëve për rojë, kujdestari dhe solidaritet, si dhe rëndësinë e mediave ndërkombëtare për informim, përkundër dezinformatave të shumta.
Një pjesë e veçantë e hulumtimit i kushtohet kujtimeve të largimit nga shtëpia në vitin 1999. Të intervistuarit kujtojnë marrjen e fotografive si kujtime, hezitimin e të moshuarve për t’u larguar, ndarjet e dhimbshme familjare dhe ndjenjën se shtëpia po lihej për herë të fundit.
Lufta në Kosovë u shoqërua me dëbimin masiv të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, duke kulmuar me eksodin e vitit 1999, kur qindra-mijëra qytetarë u detyruan të largohen. Në vitet pas luftës, kujtesa për këto përvoja rrezikoi të zbehej, veçanërisht te brezat e rinj. Pikërisht në këtë kontekst lindi hulumtimi “Kujtesa përballë harresës”, për të dokumentuar dhe ruajtur kujtesës kolektive mbi luftën dhe eksodin.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit