Priahtinë 20 dhjeror 2025 18:03
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij kroat, ministrin e Brendshëm Davor Božinović, lidhur me pritjet e gjata në pikat kufitare gjatë ardhjes së mërgatës në Kosovë.
Sipas Sveçlës, kjo bisedë erdhi pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët për vështirësitë dhe vonesat në kufij. Ai theksoi se ministri Božinović ka shprehur gatishmëri dhe angazhim që, brenda rregullave ekzistuese, të ndërmerren masa për një kalim kufitar sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët e Kosovës.
“Me këtë rast falënderoj Ministrin Božinović për vullnetin dhe gatishmërinë, si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive tona,” ka shkruar Sveçla.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit