Prishtinë, 20 dhjetor 2025 17:50
Korporata Energjetike e Kosovës ka realizuar dhe planifikuar investime që tejkalojnë 130 milionë euro për modernizimin dhe rehabilitimin e Termocentralit Kosova B, me qëllim rritjen e efikasitetit, sigurisë operacionale dhe uljen e ndotjes mjedisore, raporton KosovaPress.
Projektet bazohen në studimin e fizibilitetit “Masat për reduktimin e ndotjes mjedisore dhe zgjatjen e jetëgjatësisë së njësive në TPP Kosova B”, të financuar nga Bashkimi Evropian në vitet 2016–2017. Një nga projektet kryesore përfshin modernizimin e turbinave, me zëvendësimin e plotë të turbinave me presion të lartë dhe të ulët, si dhe riparimin kapital të turbinës me presion të ndërmjetëm.
Sipas KEK-ut, modernizimi i njësisë B2 ka dhënë rezultate konkrete, ku gjatë testimeve të fuqisë, gjeneratori ka arritur kapacitet prej 345 Më, ndërsa aktualisht njësia operon me 310–320 Më, varësisht nga nominimet ditore të energjisë.
Paralelisht, sipas të dhënave të KEK-ut, janë planifikuar edhe investime mjedisore të financuara nga fondet IPA të BE-së, përfshirë filtrat elektrostatikë, transportin e brendshëm të hirit dhe sistemin DeNOx, me zbatim të planifikuar në vitet 2026 dhe 2027.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit