Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të ciklit të ri të konsultimeve për konstituimin e Kuvendit, në dritën e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO124/25, ka mbajtur sot takime me liderët e partive: Guxo, Alternativa, ZSP, KDTP, IRDK, SDS, JGS, PREBK, NDS dhe koalicionin VAKAT.
Osmani ka theksuar sërish se zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është një obligim kushtetues, dhe se ky aktgjykim e përcakton qartë se konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditësh është detyrim dhe jo zgjedhje.
Në njoftim thuhet se presidentja u ka bërë thirrje liderëve që, në frymën e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë, si dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit, të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Osmani paralajmëroi se mungesa e pushtetit legjislativ krijon një vakuum institucional, dëmton demokracinë dhe pengon funksionimin e shtetit.
Në rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues dhe përfaqësuese e unitetit të popullit në Republikën e Kosovës, presidentja Osmani do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me takime konsultative me partitë e tjera parlamentare.

Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`