Prishtinë 17 Dhjetor 2025 15:09
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar si të themeltë padinë e paditësit E.Sh. kundër Ministrisë së Financave – Departamenti i Pensioneve, duke shpallur të paligjshme dhe shfuqizuar disa dispozita të Udhëzimit Administrativ.
Me këtë vendim, Gjykata ka shfuqizuar nenin 4 paragraf 2, si dhe nenin 5 paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të këtij udhëzimi, të cilat parashihnin detyrimin e pensionistëve për t’u lajmëruar periodikisht, me pasoja si suspendimi i pensionit në rast mos-lajmërimi.
Gjykata vlerësoi se këto dispozita nuk janë në përputhje me ligjin, pasi vendosin barrë disproporcionale mbi pensionistët dhe parashohin pasoja materiale që nuk janë të sanksionuara me ligj.
Sipas arsyetimit, përgjegjësia parësore për verifikimin e statusit të jetës së pensionistit i takon institucionit publik, i cili duhet të shfrytëzojë burimet zyrtare të informatave përpara se të ndërmarrë masa kufizuese.
Në vendim theksohet se Kushtetuta e Kosovës lejon vlefshmërinë e akteve nënligjore vetëm nëse ato janë në harmoni me ligjin, ndërsa rregullimi i të drejtave materiale, siç është pensioni, mund të bëhet vetëm me ligj dhe jo me udhëzime administrative.
Sipas vendimit, suspendimi i pensionit duhet të jetë masa e fundit dhe jo veprim automatik, duke i bërë kështu dispozitat e shfuqizuara të kundërligjshme.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë