Prishtinë, 17 dhjetor 2025 15:29
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka ka njoftuar se ministria ka shpallur të mërkurën hapjen e thirrjes për aplikim për themelimin e transportit publik, me qëllim të përmirësimit të ndërlidhjes së katër komunave veriore me Mitrovicën e Jugut.
Sipas ministrit Durmishi, transporti publik do të subvencionohet nga institucionet, me synimin që të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të forcojë bashkëpunimin ndërmjet veriut dhe jugut të vendit. Ai ka theksuar se ky projekt ka për qëllim të lidhë njerëzit edhe më shumë dhe të kontribuojë në bashkimin funksional të këtyre zonave.
Thirrja për aplikim është e hapur për këto linja të transportit publik:
Mitrovicë e Jugut – Leposaviq – Jarinjë
Mitrovicë e Jugut – Zubin Potok – Bërnjak
Mitrovicë e Jugut – Bërxhanë – Ovazhdë
Mitrovicë e Jugut – Bistricë – Cerajë
Mitrovicë e Jugut – Doljan – Banjskë –Plandishtë – Ballabanë – Soçanicë – Dren – Cernatovë – Bellobërd
Sipas njoftimit zyrtar, janë planifikuar gjithsej gjashtë linja të ndryshme, me nga tre nisje dhe tre kthime brenda ditës, duke synuar ofrimin e një shërbimi të rregullt dhe funksional për qytetarët.
Kompanitë e interesuara për operimin e këtyre linjave kanë afat për aplikim deri më 16 janar 2026.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë