Obiliq, 17 dhjetor 2025 08:26
Komuna e Obiliqit ka njoftuar se ka përfunduar aksioni për largimin e mbeturinave të grumbulluara në parkingun e Palestrës Sportive “Adem Jashari”. Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij, ka inspektuar nga afër procesin e heqjes së deponisë ilegale, duke vlerësuar punën e institucioneve të përfshira.
Me këtë rast, kryetari Thaçi ka falënderuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) për mbështetjen e dhënë, veçanërisht për vënien në dispozicion të makinerisë së nevojshme dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në aksionet për pastrimin e mjedisit.
Ai ka theksuar se Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e pastërtisë, krijimin e hapësirave të sigurta dhe të pastra për qytetarët, si dhe në parandalimin e krijimit të deponive ilegale në territorin e komunës.
Nga Komuna është bërë e ditur se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në zona të tjera, me qëllim përmirësimin e mjedisit dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë