Prishtinë, 16 dhjetor 2025 21:30
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga një aktivitet i veçantë i mbajtur në Vatikan, i cili u cilësua si një moment historik për kulturën shqiptare.
Në aktivitetin e organizuar për nder të Shën Terezës, në ambientet solemne të Vatikanit jehoi lahuta shqiptare, duke sjellë para publikut europian një nga tingujt më të lashtë dhe më epikë të traditës sonë kulturore.
“Nga malësitë e Shqipërisë, në zemrën shpirtërore të botës, lahuta dëshmoi se trashëgimia jonë jeton, flet dhe bashkon”, ka shkruar Peleshi në Facebook.
Ky aktivitet u vlerësua si një promovim i rëndësishëm i identitetit kulturor shqiptar në një nga qendrat më të rëndësishme shpirtërore dhe kulturore të botës.
Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin