Prishtinë, 03 Korrik 2025
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot Ministren e Mbrojtjes të Luksemburgut, Yuriko Backes, në një takim ku janë diskutuar mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht në fushat ku Kosova ka nevojë për mbështetje.
Ministri Maqedonci ka shprehur mirënjohjen për investimet e vazhdueshme të Luksemburgut në Kosovë përmes projekteve zhvillimore, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Po ashtu, ai ka falënderuar Luksemburgun për kontributin e trupave të tij që shërbejnë në Kontigjentin e Beneluksit në kuadër të KFOR-it, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Jemi të gatshëm që bashkëpunimin me Luksemburgun në fushën e mbrojtjes ta thellojmë, derisa presim mbështetje për integrimin euroatlantik të vendit, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.”, thuhet tutje në postimin e tij.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj