Mitrovicë Veriore, 3 korrik 2025
Ura që është mbyllur për trafik në Mitrovicë nuk është më tema kryesore. Ndërtimi i dy urave të reja ka filluar në afërsi të saj. Kjo ka qenë tema kryesore midis qytetarëve në ditët e fundit. Pikërisht për këtë arsye, portali “Veritas.info”, i pyeti qytetarët se çfarë mendojnë për të dhe çfarë do të thotë për ta.
Qytetari i parë që pyetëm, është një serb tridhjetëvjeçar nga veriu i qytetit të Mitrovicës, D.P. . Ai u përgjigj shkurt: “Ato ura duhen ndërtuar, kjo është mirë. Do të jetë më e lehtë për qytetarët të funksionojnë. Ata nuk do të duhet të shkojnë më përmes Suhodollit kur duan të shkojnë në anën jugore.
Bashkëbiseduesi tjetër Đ.D., pyetjes sonë se çfarë mendon për ndërtimin e urave të reja në qytetin tonë, përgjigjet si më poshtë: “Po të më pyeste dikush mua, unë do thosha se përvec urave do duhej të ndërtohej edhe një shëtitore, si në njërën anë ashtu edhe në anën tjetër, në mënyrë që qytetarët të mund të ecin dhe të argëtohen.
Ne gjithashtu pyetëm edhe një burrë nga komuniteti boshnjak E.P., i cili jeton në veri. Ai përgjigjet për portalin tonë si më poshtë: “Duhet të ndërtohet. Kjo është shumë mirë. Kur të huajt nuk do ta bëjnë, do t’i ndërtojmë vetë. Të gjithë do të jenë më mirë më pas. Duhet gjithashtu që edhe ura kryesore do të hapet, kështu që kushdo që dëshiron ta përdorë atë, kurse kushdo që nuk dëshiron, le të qëndrojë i bllokuar dhe të jetojë kështu.”

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj