Screenshot
Hagë, 02 Korrik 2025
Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales, “Thaçi dhe të tjerët”, në krye me Charles Smith III e ka pranuar kërkesën e ekipeve mbrojtëse të katërshes për ta shtyrë konferencën përgatitore për Mbrojtjen nga 21 korriku në javën e tretë të gushtit 2025.
Rrjedhimisht, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi dhe ekipet e tyre mbrojtëse do të bëjnë të ditur përfundimisht numrin e dëshmitarëve dhe listën e provave që synojnë të përdorin gjatë paraqitjes së rastit të tyre, të martën më 19 gusht nga ora 10 e mëngjesit.
Gjykata nuk e ka pranuar edhe pjesën tjetër të kërkesave të Mbrojtjes për të shtyrë edhe afatet e zbulimit të dëshmitarëve dhe provave që pritet të merren nga burime ndërkombëtare, të klasifikuara.
Përkundrazi, përgjigjen pozitive e ka ruajtur për Prokurorinë e cila kishte propozuar që lista me dëshmitarë dhe prova të dorëzohet deri më 21 korrik 2025.
Një ditë më vonë, më 22 korrik pritet të mbahet edhe një konferencë e radhës për ecurinë e çështjes gjatë të cilës mund të bëhet e ditur nëse Gjykata e pranon apo rrëzon, qoftë edhe pjesërisht kërkesën përfundimtare të Mbrojtjes për të rrëzuar pika të caktuara të Aktakuzës.
Ekipet e kanë dorëzuar Mocionin e tyre të përbashkët më 12 qershor.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj