Prishtinë, 04 dhjetor 2025 07:08
Pas organizimit të Forumit Zá n’Kujtesë ditë më parë, me temën “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, rezultat i bashkëpunimit ndërmjet IKKL-së dhe MAShTI-t, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” vazhdon të qëndrojë e hapur një ekspozitë që rikthen në vëmendje njërën nga plagët më të rënda të historisë sonë moderne. Dokumente origjinale, fotografi, raportime ndërkombëtare dhe dëshmi të kohës ekspozojnë para publikut realitetin tronditës të helmimeve masive të mijëra nxënësve shqiptarë — një akt që opinioni i gjerë ndërkombëtar e ka lidhur me represionin sistematik të ushtruar nga regjimi i atëhershëm serb kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.
Këto ditë, ekspozita është vizituar nga studiues vendorë e ndërkombëtarë, studentë dhe përfaqësues nga vende si Italia, Turqia, Portugalia e të tjera. Vizitorët janë informuar nga zyrtarët e IKKL-së për këtë kapitull të errët, për mënyrën se si institucionet serbe të kohës mohuan, relativizuan dhe u përpoqën të fshihnin një nga sulmet më çnjerëzore të drejtuara ndaj fëmijëve shqiptarë — fëmijëve që u bënë shënjestër vetëm pse ishin shqiptarë.
Misioni i IKKL-së për të dokumentuar çdo dëshmi, çdo raport dhe çdo fotografi që hedh dritë mbi të vërtetën historike është më i rëndësishëm se kurrë. Ekspozita nuk është vetëm kujtesë; është akt akuze ndaj politikave shtypëse të Beogradit të asaj kohe, dhe një thirrje që e vërteta të mos harrohet kurrë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 5 dhjetor 2025.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin