Sevilla, 02 Korrik 2025
Komisioni Evropian ka mohuar pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se pati “bisedë të gjatë” me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Sevilla
“Presidentja von der Leyen pati bisedë të rastësishme dhe spontane me presidentin Vuçiq në sallonin e pritjes para darkës zyrtare në Sevilla”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Stefan de Kersmacker, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me deklaratën e Vuçiqit në lidhje me takimin dhe pretendimin se “nuk kanë folur kurrë për bashkëpunim dypalësh për kaq gjatë”, transmeton “N1”.
Mediat pro-Vuçiqit raportuan të hënën se presidenti serb nga Sevilla u shpreh se “ka pasur bisedë të gjatë me Ursula von der Leyen, 30 minuta”.
“Ajo pati mundësinë të shkëmbente disa fjalë me shumë udhëheqës gjatë asaj ngjarje, përfshirë presidentin Vuçiq. Pra, nuk ishte takim zyrtar dypalësh”, këmbënguli zëdhënësi i Komisionit Evropian.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj