Përditësim: 14:01
Pas raportimit për dëmtimin e kanalit të Ibër Lepencit, Policia e Kosovës ka njoftuar me detaje të reja rreth rastit.
Sipas raportit të policisë, persona të panjohur me mjete të forta kanë shkaktuar dëmin. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur ndërmjet datave 22 dhe 25 nëntor 2025.
“Zubin Potok, 22-25.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it),” ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Shefi i operativës rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, ka deklaruar se sipas punëkryesit, dëmi arrin vlerën rreth 4,000 euro.
“Më datë 25.11.2025, rreth orës 12:15, ankuesi, punëkryesi në kanalin e Ibër-Lepencit, ka raportuar se cerada-najloni e shtrirë në bajpas është dëmtuar. Vlera e dëmit, sipas ankuesit, është rreth 3,000-4,000 euro. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të konstatuar situatën. Rasti është njoftuar edhe te prokurori i shtetit dhe është regjistruar si ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë’. Aktualisht, rasti është nën hetime,” ka njoftuar Fejza.
___________________________________________________________________
Prishtinë, 26 nëntor 2025 10:37
Një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok është dëmtuar me mjete të forta nga persona të panjohur.
Kështu ka raportuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, tha policia.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë