Prishtinë, 26 nëntor 2025 18:08
Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i specializuar FAST, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.
Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se sot rreth orës 13:30, zyrtarët policorë të kësaj drejtorie, në koordinim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës, kanë ndaluar një person me shtetësi të huaj, i cili ishte i kërkuar nga INTERPOL-i me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e një shteti tjetër, për dyshime lidhur me kryerjen e veprave penale që lidhen me shfrytëzim të miturve dhe privim të paligjshëm të lirisë.
Personi i arrestuar është shoqëruar për procedura të mëtejme, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për të vijuar pastaj me hapat e tjerë ligjorë sipas praktikave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëpunim policor.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave ligjore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në funksion të sigurisë së përgjithshme dhe luftimit të krimit pa kufij”, thuhet në njoftim. .

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë