Prishtinë, 24 nëntor 2025 19:47
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë për Krime Lufte dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, gjatë aktiviteteve të planifikuara sot ka zhvilluar gërmime vlerësuese në dy lokacione në terren, të iniciuara nga Sektori për Persona të Zhdukur i DHKL-së në bashkëpunim me familjarët e personave të zhdukur dhe qytetarët.
“Në këto dy lokacione, një në rajonin e Pejës dhe një në rajonin e Prizrenit janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore, që potencialisht mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë dhe personave që ende figurojnë në listën e të zhdukurve”, thuhet në njoftimin e këtij komisioni.
Proceset e verifikimit dhe ekzaminimit mjekoligjorë do të vazhdojnë në përputhje me procedurat ligjore dhe profesionale, me qëllim të përcaktimit të identitetit të mundshëm të viktimave dhe ndriçimit të fatit të tyre.
“Pas konfirmimit dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së, familjarët do të njoftohen zyrtarisht nga Komisioni, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse”, përfundon njoftimi.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit