Prishtinë, 30 Qershor 2025
Me disa ditë vonesë Bashkimi Evropian i ka kthyer përgjigje KOHËS në pyetjen rreth testimeve të kryera në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë. BE-ja e ka konfirmuar se ajo është duke bërë vlerësimin e urës dhe zonës përreth saj dhe se për këtë kanë qenë në mënyrë të duhur të njoftuara autoritetet e Kosovës, dhe se këto testime nuk janë ndonjë sinjal se do të do të ketë ndonjë ndryshim në status quon e kësaj ure.
“BE është duke kryer momentalisht vlerësimin rutinor struktural të urës dhe të studimit planifikues urban të zonës rreth saj duke pasur parasysh kohën që ka kaluar nga revitalizimi i urës në Mitrovicë. Autoritetet e Kosovës ishin të informuara paraprakisht në mënyrë të duhur” thuhet në përgjigjen e BE-së.
“Ky vlerësim nuk sinjalizon asnjë ndryshim të status quos, por ka për qëllim të sigurojë që cilido vendim rreth së ardhmes së urës do të jetë në bazë të informative më të fundit, të sakta dhe të dhënave objektive teknike. BE është duke u koordinuar për së afërmi me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë lidhur me të ardhmen e urës. Në ndërkohë ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga ndonjë veprim i njëanshëm, përfshirë edhe ndërtimit të urave bashkangjitëse”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së.
Në fund të kësaj përgjigje BE-ja përsërit se “të gjitha marrëveshjet nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë edhe ato lidhur me urën, duhet të zbatohen në tërësi”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj