Zveçan, 7 nëntor 2025
Në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë publike dhe për kontrollin e situatave emergjente, Policia e Kosovës ka vazhduar vendosjen e infrastrukturës për instalimin e kamerave në Zveçan, konkretisht në rrugën që lidh këtë komunë me Mitrovicën.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se ky është një plan i gjerë që përfshin të gjitha komunat e pjesës veriore të Republikës së Kosovës.
“Po, kemi vazhduar vendosjen e infrastrukturës për kamerat në Zveçan, por jo vetëm kaq – po rregullohen edhe kabllot e ndriçimit në këtë segment të rrugës,” ka konfirmuar ai për media.
Bëhet fjalë për vazhdim të aksionit që kishte filluar vitin e kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës.
“Ashtu siç kemi filluar në Mitrovicë, tani po vazhdojmë në Zveçan, pastaj edhe në Leposaviq e Zubin Potok. Pra, do të ketë kamera kudo, ashtu siç e kemi paralajmëruar vitin e kaluar,” shtoi ai.
Elshani ka theksuar se bëhet fjalë për kamera sigurie dhe jo për kamera trafiku.
“Këto janë vetëm për siguri; nuk matin shpejtësinë. Megjithatë, mund të përdoren edhe për këtë qëllim në raste të veçanta,” ka shpjeguar ai.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit