Prishtinë 06 Nëntor 2025
Shkolla e Muzikës “Amadeus” ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar në garat e muzikës. Nxënësja Anna Krasniqi ka fituar Grand Prix dhe çmimin special “Jimmy Fontana” në festivalin Hybla Music Contest në Itali, duke siguruar kështu të drejtën e incizimit të albumit në Romë.
Në këtë festival janë shpërblyer gjithashtu edhe Eda Tuli, Lyra Aryal, Emabelle Shabani dhe Maja Idrizaj, duke shfaqur talentin e nxënësve të rinj nga Prishtina në arenën ndërkombëtare të muzikës.
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku ka përshëndetur këto rezultate, duke theksuar se suksesi i këtyre talentëve është një dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të nxënësve dhe stafit të shkollës, dhe një mënyrë për të lartësuar emrin dhe figurën e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
“Kënaqësi të shohim talentet e reja nga Prishtina që depërtojnë dhe dalin fituese në gara ndërkombëtare të muzikës, duke lartësuar emrin dhe figurën e Kosovës”, ka shkruar Çeku.
Nxënësit, prindërit dhe stafi i shkollës i kanë pranuar urimet dhe përgëzimet për këto arritje të rëndësishme.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona