Beograd, 28 Qershor 2025

Vidovdani, një ditë me rëndësi të veçantë historike në traditën serbe, këtë vit u shënua në kryeqytet me tensione, përçarje dhe dhunë. Pas një proteste paqësore të studentëve në Sheshin Slavija, situata u përshkallëzua në orët e mbrëmjes, kur protestuesit tentuan të çajnë kordonët policorë në disa pjesë të qytetit.
Incidentet kryesore u regjistruan në Rrugën e Knez Milloshit, Bulevardin e Mbretit Aleksandër dhe përreth Parkut të Pionirëve. Policia përdori gaz lotsjellës, shtyu protestuesit dhe së paku tre pjesëmarrës u arrestuan. Ndër protestuesit ishin kryesisht të rinj, disa prej tyre gjysmë të zhveshur, të cilët hodhën sende të ndryshme dhe mjete piroteknike ndaj policisë.
Në të njëjtën kohë, në Parkun e Pionirëve u mblodhën përkrahësit e Partisë Progresive Serbe, së bashku me zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministrin e shëndetësisë Zlatibor Lonçar, si dhe ministrat Gašić dhe Vulin. Vuçiq iu drejtua të pranishmëve, duke bërë thirrje për qetësi dhe duke theksuar se “shteti është i fuqishëm dhe do ta kryejë detyrën e vet”.
Grupet studentore që prej muajsh janë të vendosur në kamp në Parkun e Pionirëve organizuan një mbrëmje letrare dhe shfaqje filmi, ndërsa studentët nga lëvizja “bllokadat” më herët gjatë ditës mbajtën një marsh protestues me kërkesë për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe largimin e çadrave nga parku. Ultimatumi i tyre drejtuar Qeverisë skadoi në orën 21:00, pa asnjë përgjigje.
Krerët politikë të Serbisë reaguan ashpër. Kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, deklaroi se “Serbia i dha fund terrorit” dhe se “bllokuesit nuk kanë më asgjë me të cilën mund ta kërcënojnë shtetin”, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, paralajmëroi se “të gjithë ata që sulmojnë policinë do të arrestohen”.
Incidentet dhe ndërhyrja e policisë ngritën tensionet në qendër të Beogradit, ndërkohë që vëzhgues ndërkombëtarë, përfshirë ambasadën e SHBA-së, bënë thirrje për përmbajtje. Mbetet e paqartë nëse ditët në vijim do të sjellin qetësim të situatës apo një përshkallëzim të mëtejshëm të konflikteve politike dhe shoqërore.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj