Beograd, 28 Qershor 2025
Ish-kryetari i Kuvendit të Vojvodinës dhe ish-kreu i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, akuzoi shërbimet e sigurisë në Serbi se kishin hyrë në apartamentin e tij dhe kishin marrë sende personale në të njëjtën mënyrë siç kishin bërë në vitet e ’90-ta. Ai u tha gazetarëve se kërcënimet iu dërguan indirekt djalit të tij Milanit.
Çanak theksoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të jetë personalisht përgjegjës për gjithçka që i ndodh atij dhe familjes së tij. “Mezi prisja të dilja në pension, por ata padyshim nuk më japin qetësi. Dhe nëse duan të më kthejnë nga pensionimi, ia dolën mbanë”, tha Çanak.
Disa muaj më parë, Nenad Çanak njoftoi se regjimi po përgatiste terrenin për likuidimin e tij, duke deklaruar se djali i tij u vu fillimisht në shënjestër nga Dragan Vuçiçeviç në TV Informer, dhe më pas se ai u vu në shënjestër nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në mënyrë që në janar 2025, pas 20 vitesh, atij iu hoq siguria policore.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj