Novo Selo, 28 Qershor 2025
Në një ceremoni të mbajtur dje në Kampin Novo Selo, komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Enrico Barduani, udhëhoqi parakalimin ceremonial të medaljeve për Batalionin Rezervë Taktik Kinetik (KTRBN).
Gjatë kësaj ceremonie, ushtarë nga Hungaria dhe Rumania u dekoruan me Medaljen e NATO-s për Misionet Jo-Neni 5, si shenjë vlerësimi për profesionalizmin, përkushtimin dhe shërbimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Këto cilësi përfaqësojnë thelbin e Batalionit KTRBN, njësia me gatishmëri të lartë e KFOR-it, që luan një rol të rëndësishëm në përmbushjen e mandatit të këtij misioni.
Në fjalën e tij, gjeneral Barduani falënderoi sinqerisht ushtarët për kontributin e tyre të çmuar: “Jam thellësisht mirënjohës për përkushtimin tuaj ndaj mandatit të KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.”
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke vepruar gjithmonë në mënyrë të paanshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX).

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi