Prishtinë 24 Tetor 2025
Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që pritet të mbahen më 9 nëntor, KQZ do të përditësojë të dhënat e listës votuese në ato komuna në të cilat do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, raporton KosovaPress.
Përditësimi i të dhënave do të kufizohet vetëm në përfshirjen e personave që mbushin 18 vjeç pas ditës së zgjedhjeve të raundit të parë dhe deri më 9 nëntor, si dhe në largimin nga lista të personave të vdekur dhe atyre që kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës.
Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, kjo çështje është rregulluar nga KQZ përmes Rregullores Zgjedhore për krijimin e Listës së Votuese.
“Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, do të përdoret e njëjta listë votuese e cila është përdorur në raundin e parë, me disa përditësime të kufizuara. Konkretisht, kjo listë do të plotësohet me personat që nga data 13 tetor deri më 9 nëntor arrijnë moshën e votimit. Po ashtu, nga lista do të largohen personat që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës apo që kanë ndërruar jetë në këtë periudhë. Përtej këtyre ndryshimeve, asnjë përditësim tjetër nuk do të pasqyrohet në këtë listë”, sqaroi Elezi.
Elezi ka sqaruar se në listën votuese, nuk do të përfshihen as lëvizjet eventuale të qytetarëve nga njëra komunë në tjetrën.
“Lëvizjet e brendshme të qytetarëve ndërmjet komunave nuk përfshihen në këtë përditësim, në këtë fazë të procesit. Kjo do të thotë se qytetarët që kanë ndërruar vendbanimin nga një komunë në një tjetër pas raundit të parë nuk do të mund të votojnë në komunën ku janë zhvendosur, por vetëm në atë ku kanë qenë të regjistruar në listën votuese të raundit të parë. Pra, përditësimi i listës votuese do të reflektojë vetëm këto tri aspekte: përfshirjen e personave që mbushin 18 vjeç deri më 9 nëntor, largimin e personave të vdekur dhe atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës”, tha Elezi.
Deri më tani, sipas rezultateve jopërfundimtare, raundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 18 komuna. Sipas të dhënave të raundit të parë, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet e këtyre komunave ishte 1,316,129 votues.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë
“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 prej tyre në mungesë
Milanoviq: Pretendime të pakuptimta se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë