Prishtinë 12 Mars 2026 15:03
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pezulluar Aleancën Kosova e Re për shkak të mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit ligjor, raporton Ekonomia Online.
Sekretari i KQZ-së, Besnik Buzhala tha se AKR-ja ka qenë e obliguar ta mbajë kuvendin zgjedhor deri më 25 shkurt.
“Partia politike Aleanca Kosova e Re, e regjistruar në KQZ në vitin 2007, ka qenë e obliguar që deri më 25 shkurt 2026 të mbajë kuvendin zgjedhor të radhës. Më 4 dhe 24 shkurt 2026, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) ka njoftuar këtë subjekt politik për obligim ligjor, por pavarësisht këtyre njoftimeve, nuk janë ndërmarrë veprimet për përmbushjen e këtij obligimi ligjor. Andaj, duke u mbështetur në këtë, KQZ mori vendim për pezullimin e partisë politike, Aleanca Kosova e Re dhe ta obligojë atë, që në një afat shtesë prej 45 ditësh, ta mbajë konventën/kuvendin e saj. Në rast të mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor as pas këtij afati, KQZ do ta regjistrojë këtë parti politike nga regjistri i partive politike në Kosovë”, tha Buzhala.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Gjashtë ankesa në Supreme për zgjedhjet e dhjetorit
Shtyhet përsëri seanca, vazhdon në orën 19:00
Rinis seanca për zgjedhjen e presidentit, opozita nuk merr pjesë
Shkon në pesë numri i të arrestuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Ferizaj, në pranga edhe një noter
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë