Prishtinë 24 Tetor 2025
Sot, duke filluar nga ora 11:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pika kryesore e rendit të ditës do të jetë miratimi i planit të aktiviteteve për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.
Lajmin e ka konfirmuar mëngjesin e së premtes zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se gjatë mbledhjes do të shqyrtohen disa vendime të rëndësishme që lidhen me procesin zgjedhor.
Në mesin e këtyre aktiviteteve pritet të përcaktohet koha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, i cili është planifikuar të mbahet më 9 nëntor 2025.
Po ashtu, KQZ do të vendosë edhe për periudhën e aplikimit dhe konfirmimit të vëzhguesve të subjekteve politike, si dhe për konfirmimin e vëzhguesve të mediave, organizatave joqeveritare dhe përfaqësive diplomatike.
Sipas rezultateve jopërfundimtare, raundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 18 komuna të vendit: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit