Prishtinë, 24 tetor 2025
Fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë do të zgjasë shtatë ditë, duke filluar më 3 nëntor dhe duke përfunduar më 9 nëntor, ditën kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetarë të komunave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për këtë raund do të përditësohen të dhënat e listës votuese në komunat ku mbahet rrethi i dytë. Përditësimi do të përfshijë vetëm personat që mbushin 18 vjeç pas ditës së zgjedhjeve të raundit të parë, si dhe largimin e personave të vdekur apo atyre që kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës.
“Përditësimi i listës votuese kufizohet në përfshirjen e qytetarëve të rinj dhe largimin e personave që nuk kanë më të drejtë vote,” ka njoftuar KQZ.
Deri më tani, sipas rezultateve jopërfundimtare të raundit të parë, raundi i dytë do të zhvillohet në 18 komuna, ku numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime është 1,316,129 votues.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të informohen për vendvotimet dhe të përfshihen në procesin zgjedhor për të ushtruar të drejtën e tyre të votës,” ka shtuar KQZ në komunikatën për media.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok