Prishtinë 23 Tetor 2025
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë do të mund të ndihmojë drejt hapave të mëtejmë të Bashkimit Evropian për heqjen graduale të masave ndaj Kosovës. Por për momentin nuk ka ndonjë veprim konkret në këtë drejtim.
Burimet diplomatike në BE thonë se mirëvajtja e zgjedhjeve lokale ka qenë një sinjal i mirë, sidomos pjesëmarrja e madhe e serbëve të Kosovës në këto zgjedhje. Por të njëjtat burime kanë shtuar se disa qarqe duan të presin dhe të shohin se si do të bëhet bartja e pushtetit lokal tek ata që kanë fituar në zgjedhjet lokale.
Një zëdhënës i BE-së ka thënë se Von der Leyen ka qenë e inkurajuar pas bisedave që ka pasur në Kosovë.
“Presidentja Von der Leyen ka pasur diskutime konstruktive me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti gjatë turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo ishte e inkurajuar me raundin e parë të zgjedhjeve lokale paqësore, konkurruese dhe inkluzive, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve. Ky është një sinjal i rëndësishëm për depërshkallëzim në veri i cili do të konsiderohet në kontekstin e heqjes së mëtejme të masave“, ka thënë për Kohën një zëdhënës i BE-së.
“Ne presim që raundi i dytë i zgjedhjeve të zhvillohet në mënyrën e njëjtë dhe i gëzohemi një tranzicioni të rregullt të qeverisjes lokale”, ka thënë ky zëdhënës.
Në BE moti ishte miratuar vendimi për heqjen graduale të masave ndaj Kosovës por në të njëjtin vendim ishte thënë se kjo duhet të bëhet paralelisht me masat e Kosovës drejt uljes së tensioneve në veri. Me përjashtim të disa hapave simbolikë, masat nuk kanë ndryshuar. Para disa ditëve heqjen e masave e kanë kërkuar edhe disa organizata të shoqërisë civile nga Kosova.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok