Prishtinë, 27 Qershor 2025
Gazeta prestigjioze amerikane, “The New York Times” ka publikuar një artikull në lidhje me dëbimet nga ShBA-ja nëpër vende tjera.
Në mesin e këtyre vendeve është edhe Kosova, e cila veçse ka konfirmuar se do të pranojë deri në 50 të dëbuar nga ShBA-ja.
Por, si erdhi deri te ky vendim?
NYT shkruan se diplomatët amerikanë në disa misione jashtë shtetit morën një telegram urgjent nga Uashingtoni këtë pranverë. Atyre iu tha që përveç Kosovës, t’u kërkonin nëntë vendeve në Afrikë dhe Azinë Qendrore të pranonin njerëz të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara që nuk ishin shtetas të këtyre vendeve, përfshirë kriminelë.
NYT shkruan se mes qeverisë amerikane dhe asaj kosovare janë zhvilluar gjashtë takime përgjatë tre muajve të këtij viti.
Thuhet se është bërë presion ndaj Kosovës, teksa i është caktuar edhe një afat i fundit për përgjigje.
“Dhe në mars, diplomatët amerikanë filluan të ushtronin presion mbi zyrtarët në Kosovë. Ata zhvilluan gjashtë takime gjatë tre muajve, pastaj caktuan një afat deri më 8 maj për një përgjigje”, thuhet në artikullin e NYT, raporton Klankosova.tv.
E ndonëse afati i fundit ishte 8 maji, qeveria në detyrë e Kosovës më 12 maj njoftoi se do të pranojnë 50 persona.
“Zyrtarët kosovarë thanë më 12 maj se do të merrnin deri në 50 persona, por u thanë amerikanëve se ‘nuk e kishin marrë lehtë’ vendimin, duke pasur parasysh vështirësitë qeveritare dhe ‘pasojat e mundshme politike’, tha një kabllogram amerikan. Zyrtarët thanë se preferonin gratë dhe fëmijët”, thotë më tej ky artikull i “New York Times”.
Si këmbim, NYT thotë se zyrtarët e Kosovës i kërkuan ShBA-së të vazhdojë lobimin për njohje.
“Dhe ata sugjeruan që Kosova, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, kishte nevojë për diçka në këmbim. Zyrtarët thanë se donin që Shtetet e Bashkuara të vazhdonin të lobonin te kombet e tjera për ta njohur Kosovën si shtet sovran, sipas një note diplomatike të siguruar nga The Times”, shkroi ky medium i madh amerikan.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj