Prishtinë, 18 tetor 2025
Është ndarë nga jeta analisti i shquar amerikan me origjinë polake, Janusz Bugajski, një nga zërat më të respektuar në analizat mbi Evropën Lindore dhe Ballkanin. Bugajski ishte një njohës i thellë i çështjeve euroatlantike dhe një mbrojtës i palëkundur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai bashkëpunoi ngushtë me institucione prestigjioze ndërkombëtare dhe ishte një analist i rregullt në Zërin e Amerikës (VOA) dhe herë pas here i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku kontributet e tij u vlerësuan lart për qartësinë, profesionalizmin dhe qëndrimet parimore.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka ndarë me publikun analisti i njohur dhe ish-drejtori i Zërit të Amerikës për Evropën dhe Euroazinë, Elez Biberaj.
“U trondita dhe u pikëllova thellë kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, një autor prolifik botimet e të cilit formësuan thellësisht kuptimin tonë për rajonin dhe një avokat i qëndrueshëm për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe lirinë e shtypit. Ai ishte një mysafir i shpeshtë dhe i vlerësuar në transmetimet e Zërit të Amerikës, dhe njohjet e tij ishin vazhdimisht të qarta, parimore dhe thellësisht të informuara”, ka shkruar Biberaj.
Ndër vite, thotë ai ka punuar bashku në shumë projekte, sidomos në punët e Ballkanit.
“Erdha për të admiruar jo vetëm intelektin, por edhe integritetin, zgjuarsinë dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj vlerave që mbante të dashur. Mungesën e tij do ta ndjejmë thellë të gjithë ne që patëm privilegjin ta njohim dhe të punojmë me të. Do të më mungojë tmerrësisht. U prehsh në paqe, Janusz”, ka shkruar Bibraj.
Kujtojmë se Janusz Bugajski ka qenë autor i një sërë librash dhe analizash mbi politikën ndërkombëtare, me fokus të veçantë në zhvillimet në Ballkan, NATO dhe marrëdhëniet transatlantike. Ai njihej si një zë i fortë në mbrojtje të pavarësisë dhe stabilitetit të vendeve të rajonit.
Bugajski lindi më 23 shtator 1954, në Nantwich, Cheshire, Angli. Ai është një bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington, D.C, i cili sherbete gjithashtu si prezantues i emisioneve televizive “Bugajski Hour” që transmetohej në Ballkan përfshirë RTK-në. Më parë, ai mbajti pozicionin e bashkëpunëtorit të lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA)[1] në Uashington, D.C., dhe shërbeu si drejtor i Programit të Demokracisë së Re Evropiane në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Bugajski ka shërbyer si konsulent për çështjet e Evropës Lindore për organizata dhe agjenci të ndryshme qeveritare të SHBA-së, duke përfshirë Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Institutin e Sindikatave të Lira (AFL-CIO), Bordin Ndërkombëtar të Kërkimit dhe Shkëmbimeve (IREX) dhe televizionin BBC në Londër.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë