Talibanët afganë, të cilët morën pushtetin në vitin 2021, e mohojnë këtë akuzë.
Civilë nga të dy anët e kufirit thanë se përleshjet e fundit i kanë detyruar disa prej tyre t’i braktisin shtëpitë nga frika e një lufte më të gjerë.
“Shumë njerëz në të dy anët e kufirit kanë lënë shtëpitë dhe janë larguar drejt zonave më të sigurta, nga frika se luftimet mund të përhapen”, tha për Radion Mashaal të REL-it Muhammad Naeem, një gazetar vendës në qytetin kufitar Çaman.
Banorët e Spin Boldakut, një distrikt në provincën afgane të Kandaharit që kufizohet me Çamanin, thanë se helikopterët ushtarakë pakistanezë bombarduan një treg.
“U goditën makina dhe shtëpi civile”, tha një banor, që foli në kushte anonimiteti. “Shumë civilë u vranë dhe u plagosën”.
Qeveria talibane në Kabul tha se 12 civilë u vranë në sulmin në Spin Boldak.
Valët e fundit të dhunës kanë çuar në mbylljen e pikave kufitare, duke ndikuar në bizneset vendëse dhe në lëvizjen e njerëzve.
“Mbylljet e kufirit çojnë në rritje çmimesh dhe ndikojnë në jetën e njerëzve”, tha një banor i Kabulit, që gjithashtu nuk dëshironte të identifikohej. “Shpresoj që lufta të përfundojë”.
Islamabadi i ka mbështetur talibanët që nga shfaqja e grupit në vitet ‘90, dhe thuhet se e ka vazhduar këtë mbështetje gjatë dy dekadave të kryengritjes së tyre kundër qeverisë afgane të mbështetur nga SHBA-ja.
Ekspertët thonë se qëllimi i Pakistanit ishte vendosja e një qeverie miqësore në Kabul që do të avanconte interesat e tij, një strategji që tani duket se i është kthyer kundër.
Luftëtarët talibanë dhe ushtarët pakistanezë janë përplasur herë pas here përgjatë kufirit 2.600 kilometra që nga viti 2021.
Por, ashpërsia e dhunës së fundit dhe retorika shpërthyese konsiderohen si një përshkallëzim i madh

21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta
Përshkallëzohen luftimet në Jemen
Trump: Lufta me Iranin përfundon këtë vit
NATO pengon stërvitjen ruse për sabotimin e kabllove nënujore
25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA
Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur
Policia jep detaje për protestat pas vendimit të Speciales: Dy të arrestuar, gurë e tentativa për depërtim
Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së