Beograd, 26 Qershor 2025
Vetëm dy dit para tubimit të madh protestues në Beograd, autoritetet atje paralajmërojnë për përpjekje të vazhdueshme, për sic thonë ata, rrënim të dhunshëm të rendit kushtetues.
Përderisa presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk e përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës kur deklaroi të Enjten se “shteti do të ndërhyjë nëse detyrohet”, Agjencia e Sigurisë së Informacionit (BIA), në vlerësimin e fundit të situatës, doli me konkluzionin se “Ekziston rrezik i lartë i tentimit të përmbysjes së pushtetit dhe rendit kushtetues me forcë nga ana e protestuesve”.
Në anën tjetër, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq dhe kryetari i Partisë Progresive në pushtet, Millosh Vuqeviq, paralajmëruan se do të ketë arrestime të reja të protestuesve.
“Absolutisht se të vazhdojnë veprimet e identifikimit dhe arrestimit të atyre që, sipas shërbimeve të sigurisë, po planifikojnë të përmbysin me dhunë rendin kushtetues”, u shpreh Brnabiq.
“I përgëzoj BIA-n, VBA-në dhe policinë për punën e tyre serioze. Regjistrimet e bisedave të të arrestuarve tregojnë se ata planifikuan veprime terroriste – nga sulmet ndaj presidentit të shtetit deri te hyrja me forcë në institucione. Ky nuk është një sulm ndaj partisë, por ndaj shtetit të Serbisë”, tha tha në anën tjetër, Millosh Vuqeviq, dhe u bëri thirrje autoriteteve të sigurisë të “identifikojnë të gjithë nga të ashtuquajturit plenume terroriste”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj