Hagë, 26 Qershor 2025
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur deklarimin se e ka ndaluar konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës, deklarim që e tha në margjinat e samitit të NATO-s, që të mërkurën u mbajt në Hagë të Holandës.
Trump përmendi konfliktet globale, derisa përmendi edhe Kosovën e Serbinë, ku tha se “Serbia ishte gati të vepronte”.
“Ndalëm Serbinë që ishte gati të vepronte…Putini më telefonoi dhe më tha ‘A mund të të ndihmoj me Iranin’? I thashë jo, mund të më ndihmosh me Rusinë. Sepse në javët e fundit zgjidhëm çështjen e Indisë dhe Pakistanit, Kosovës e Serbisë. Mendoj se të premten do të vijnë Kongo dhe Ruanda, një luftë e tmerrshme ku priteshin kokat gjithandej në Afrikë”, ka deklaruar presidenti amerikan.
Kur nisi konflikti mes Iranit dhe Izraelit, Trump e kishte përmendur edhe konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar si sukses të tijin ndaljen e shpërthimit të luftës.
Ai e kishte akuzuar paraardhësin e tij, Joe Biden, duke thënë se kishte bërë shumë veprime të gabuara lidhur me këtë çështje.
“…Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin në përplasje të ashpra, siç kanë qenë për dekada me radhë, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova! (Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të gabuara, por unë do ta rregulloj sërish!)”, pati thënë Trump në rrjetin “Truth Social”

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj