Prishtinë 2 Tetor 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga përurimi i çerdhes së re në fshatin Godanc të Shtimes, premtoi se në mandatin e ardhshëm të udhëhequr nga ai, qeveria do të japë mbështetje financiare për gjyshërit dhe gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre, me nga 100 euro mbi pensionin bazë që ata marrin.
Kurti tha se kjo është pjesë e një programi më të gjerë të qeverisë për të përmirësuar mirëqenien e familjeve në Kosovë dhe për të forcuar kujdesin për fëmijët.
“Shtesat për fëmijë, shtesat për nënat lehona, mbështetja financiare për gratë, për familjet në përgjithësi. Në mandatin e ardhshëm ju e dini që përveç që do të ndërtojmë çerdhe e do të vazhdojmë të përmirësojmë mirëqenien e familjeve, në të njëjtën kohë do të japim mbështetje për gjyshërit dhe për gjyshet të cilët do të kujdesen për nipërit dhe mbesat – 100 euro mbi pension bazë që ata marrin. Meqenëse të gjithë fëmijët nuk janë vetëm anëtarë të familjeve, por edhe qytetarë të Republikës së Kosovës, për të cilët shteti jonë, Kosova me qeverinë tonë, do t’u dalë përherë në ndihmë dhe atë gjithnjë e më shumë. Mungesa e kujdesit shëndetësor, e përkujdesjes institucionale për fëmijët dhe e mbështetjes për familjet është diçka që ne po e korrigjojmë hap pas hapi”, tha Kurti.
Ai foli edhe për rëndësinë e inaugurimit të çerdhes në Godanc, duke theksuar se ky investim është dëshmi e përkushtimit të qeverisë për të investuar në arsim dhe edukim të hershëm.
Kurti bëri të ditur se çerdhja kap vlerën e investimit prej 440 mijë eurosh.
“Kemi qenë këtu me 20 tetor 2023 kur e kemi vendosur gurthemelin dhe dy vjet minus 18 ditë e bëmë përurimin e një pune të realizuar me sukses, me standarde të larta dhe kushte moderne”, tha Kurti.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Kosova përmirëson renditjen në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij, pas vendimit të Kushtetueses për ligjin e KPM-së
KQZ-ja kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve, Haxhiu pret sot në takim përfaqësuesit e partive
Parashikimi i motit për sot, pritet edhe borë në disa zona
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind në Kosovë