Prishtinë 1 tetor 2025
Në kuadër të Javës së Bibliotekës, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, do të organizohet një maratonë filmash që trajtojnë histori të ndjera nga jeta e përditshme, rrëfime që pasqyrojnë sfidat shoqërore dhe plagët e luftës – duke nxjerrë në pah forcën, qëndresën dhe shpresën njerëzore.
Mbrëmja do të hapet më 7 tetor, ora 19:00 me filmin “Zgjoi”, i frymëzuar nga një histori e vërtetë, i cili ka fituar tri çmime kryesore në Festivalin Sundance dhe dhjetëra mirënjohje ndërkombëtare.
“Në kërkim të Venerës”, me regji të Norika Sefa, do të shfaqet me 10 tetor, nga ora 19:00. Një rrëfim i ndjeshëm mbi përplasjet e një vajze të re me rregullat e familjes dhe shoqërisë, që shfaqet përmes një historie intime e të guximshme. Fitues i Çmimit Special të Jurisë në Festivalin e Roterdamit. Një film që flet me shumë forcë për lirinë personale dhe zgjedhjet e jetës.
Më 11 tetor shfaqen dy filmat “Heroi” dhe “Nëntori i ftohtë”. Në ora 18:00, shfaqet “Nëntor i ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina. Një dramë që sjell realitetin e viteve të ’90-ta në Kosovë, përmes historisë së një familjeje që përballet me sfida të mëdha të jetës së përditshme.
Në ora 19:30, vijon “Heroi” i regjisorit Luan Kryeziu. Një film që ndërthur rrëfimin historik me dramën njerëzore, duke sjellë në ekran guximin dhe sakrificën.
Me shfaqjen e këtyre filmave përmbyllet Java e Bibliotekës.

Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit