Washington 30 Shtator 2025
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Washington D.C. me senatoren demokrate nga New Hampshire, Jeanne Shaheen.
Diskutimet u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në Kosovë, progresin ekonomik, investimet në fushën e mbrojtjes, përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Sipas njoftimit, Kurti veçoi vendimin e Qeverisë për heqjen e tarifave doganore për produktet me origjinë nga SHBA-ja dhe vazhdimin e programit MCC Compact për Kosovën nga administrata amerikane, duke i cilësuar këto si zhvillime të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe.Ai gjithashtu nënvizoi mundësitë që Kosova ofron për kompanitë dhe investitorët amerikanë.Senatorja Shaheen, e cila kishte vizituar Kosovën pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, rikujtoi thirrjet e saj për arrestimin e Millan Radoiçiqit.Kryeministri Kurti theksoi se, pavarësisht pranimit të fajësisë, Radoiçiq edhe dy vjet pas sulmit vazhdon të mbetet i lirë në Serbi.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit