Mitrovicë e Veriut, 30 shtator 2025
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave, ka marrë vendim për t’i mbështetur financiarisht çiftet e reja dhe për fëmijë të lindur gjatë vitit 2025, për të gjithë qytetarët e kësaj komune. “Këto masa të subvencionimit për çiftet e reja dhe për fëmijët e lindur gjatë vitit 2025 kanë për qëllim mbështetjen e drejtpërdrejtë të familjeve.
Ai u shpreh se kjo përkrahje financiare prej 500 euro për çiftet e reja dhe 300 euro për çdo fëmijë të lindur gjatë vitit 2025 është një investim në të ardhmen e qytetit dhe në mirëqenien e banorëve.
“Këto subvencione janë dëshmi e përkushtimit tonë për të ndihmuar të rinjtë që të ndërtojnë jetën e tyre dhe të lehtësojmë barrën financiare të prindërve të rinj. Familja është themeli i shoqërisë sonë, prandaj përkrahja e saj është prioritet i Komunës,” ka thënë kryetari Atiq

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim