Suharekë 29 Shtator 2025
Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 19:50, në rrugën Suharekë–Shtime, mes fshatrave Duhle dhe Carralevë, ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar, përfshirë drejtuesin e veturës.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku thuhet se aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të veturës, i cili ka kaluar në shiritin e kundërt dhe është përplasur frontalisht me një autobus që po vinte nga drejtimi tjetër.
“Si pasojë e përplasjes një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, përfshirë drejtuesin e veturës”, thuhet në raportin e Policisë.
Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës – që ka marrë lëndime të rënda – është transferuar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet policore për menaxhimin e aksidenteve, si dhe njësia e hetimeve dhe prokurori i rastit.
“Me vendim të prokurorit është urdhëruar ndalimi i të dyshuarit – drejtuesit të veturës”, bëhet e ditur në raport.
Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në kuadër të procedurave hetimore që janë në vazhdim.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit